Top Channel/ Tragjedi në Itali! Përmbytjeve masive, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja e tij
24/09/2024 18:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Toskanës në Itali. Një foshnjë pesë muajsh dhe gjyshja e tij janë zhdukur, si pasojë e vërshimeve në zonën e Montecatini Val di Cecina. Zjarrfikësit arritën të shpëtonin babain e foshnjës, ndërsa mësohet se ishin turistë të huaj dhe kishin qenë në Itali me pushime. Forcat zjarrfikëse dhe palombarët janë duke vijuar kërkimet për gjetjen e dy të zhdukurve, por deri më tani pa asnjë rezultat. Banesat dhe tokat bujqësore në zonat janë përmbytur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç Italisë, nga moti i keq është goditur edhe Britania. Përmbytjet janë raportuar tashmë në qytetin qendror të Peskarës, ndërsa alarmet e motit të shërbimit meteorologjik italian zbatohen nga bregu verior i Emilia-Romagna deri në jug. Përmbytjet kanë shkatërruar pjesë të Polonisë, Republikës Çeke, Rumanisë dhe Austrisë këtë javë, duke lënë të paktën 21 njerëz të vdekur. Autoritetet në Kroaci, Hungari dhe Sllovaki po paralajmërojnë gjithashtu për përmbytje në ditët në vijim. Përmbytjet e konsiderueshme janë shkaktuar nga stuhia “Boris”, e cila solli sasi të mëdha shiu dhe bore në fundjavë. Më shumë se 5,000 ushtarë janë vendosur për të ndihmuar njerëzit në Poloninë jugore, duke përfshirë 40,000 banorët e evakuuar nga qyteti i Nysa.

Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39
Top News – Ushtria gjermane ‘përqafon’ IA-në / Do të përshpejtojë vendimmarrjen në kohë lufte
25/03 14:33
Top News – Irani sulmon aeroplanmbajtësen amerikane, USS Abraham Lincoln në shënjestër
25/03 14:33
Top News- Nuk mjaftojnë raketat, vijnë stuhitë / Dubai në telashe, moti i keq shkakton kaos në rajon
25/03 13:30
Top News – Trump po i vë flakën botës, Evropa mban hirin…Spanja: Lufta në Iran më keq se Iraku
25/03 13:30
Top News – Na pret recesioni global! Nëse çmimi i naftës arrin 150 dollarë…lëshohet alarmi
25/03 13:28
Top News – Aleatët e Putinit ‘përqafohen’ / Lukashenko dhe Kim Jong un, takim në Korenë e Veriut
25/03 13:27
Top News – Turqia, mes Iranit dhe SHBA-së / Po përcjell mesazhet e Trumpit, konfirmon zyrtari
25/03 13:24
Top Channel/ Dronë nga Rusia, alarm në Estoni e Letoni: Goditet centrali elektrik!
25/03 12:10
Top Channel/ Nafta, “kristalizohen” dyshimet: “Insighter Trading”, po përfiton rrethi i Trump-it?!
25/03 11:49
Top Channel/ Muajin e ardhshëm, Europa “mbetet pa naftë”, kreu i Shell: Filloni racionimin!
25/03 11:28
Top Channel/ Irani “vë në lojë” Trump: Fuqi globale e vetëshpallur, po bëjne negociata me veten!
25/03 11:26
Top News – Ushtria iraniane tallet me Trumpin: “Po negocion me veten! Nuk ka bisedime me SHBA-në”
25/03 11:13
DIGITALB DIGITALB