17 të vdekur është bilanci i tragjedisë më të fundit që regjistrohet në ujrat e Mesdheut, dhe autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që numri i viktimave të rritet akoma edhe më shumë. Sipas rojës bregdetare greke, një peshkarexhë e nisur nga Libia me emigrant u batua dhe në vazhdim u mbyt në ujërat ndërkombëtare që ndajnë Greqinë me Italinë, 47 milje në jug të gadishullit të Peleponezit në zonën më jugore të tij Pilos.