Mijëra tifozë të Romës po mbërrijnë edhe sot në portin e Durrës për të ndjekur në mbrëmje skuadrën e tyre të zemrës, që luan përballë Feyenoord, në ndeshjen finale të UEFA Conference League. Me flamuj në duar, ata kanë nisur festën që sapo kanë mbërritur në vendin tonë, ndërsa shprehen optimist se Roma do të rrëmbejë sonte trofeun.