Shkodra është peng i ndërtimeve pa vizion dhe mungesës se një plani zhvillimi për hyrjen dhe daljen e qytetit, i cili sjell kaos dhe bllokim të trafikut të automjeteve çdo verë. Sot për të dalë nga Shkodra, për 2 kilometër rrugë, duhet rreth 1 orë. Mijëra emigrantë e turistë të cilët futen në Shqipëri përmes Muriqanit e Hanit te Hotit, trajlerat e tonazhit të larte të eksport-importeve drejt Malit të zi, pushuesit qe i drejtohen plazhit të Velipojës si dhe vete qytetaret e Shkodrës, bashkohen të gjithë në dalje të qytetit.