Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë ka caktuar një specialist shërbimi në sallën e komandimit të DVP Tirana, i cili nëpërmjet pamjeve të kamerave, koordinon punën me drejtuesit e shërbimeve të Policisë Rrugore, duke reaguar në mënyrë të shpejtë ndaj situatave të trafikut në rrugët urbane të qytetit të Tiranës.