SPAK kërkoi dënimin në total me 152 vite burgim për 15 nga të akuzuarit e dosjes së koduar " Shpirti" që dyshohet se trafikoi 6 tonë hashash nga Shqipëria drejt Italisë. Dosja që bazohet mbi përgjime , sekuestrime ngarkesash dhe dëshmitë e të penduarve skafistë tregon se si gjatë 2015- 2016 jo vetem kultivimi të bimës narkotike canabis sattiva ishte i organizuar , por edhe gjate trafikimit policia kishte rolin e saj te dyshimte si e implikuar. Per grupin e cmonuar nga bashkepunimi me palen italiane, SPAK deklaroi gjate pretencës se policia shqiptare për cdo rrugë paguhej më shumë se sa skafistët.