19 urdhër arreste të tjerë janë lëshuar në Itali nga gjykata lidhur me operacionin “Kulmi”; aksion ky I zhvilluar pak kohë më parë nga ekipet hetimore italiane në bashkëpunim me SPAK dhe Eurojust që bën të mundur zbulimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikantëve të drogës që vepronin në zonën e Barit. Masat e ndalimit, sipas mediave italiane, u ekzekutuan nga Drejtoria e hetimit antimafia ndërsa nuk janë bërë publik emrat e të arrestuarve.