Top Channel/ Trafiku i drogës, 12 urdhërarreste, operacion në Delvinë, Sarandë e Vlorë
16/12/2024 19:59

Policia e Sarandës prej muajsh ishte përfshirë në hetime voluminoze për të zbuluar një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Rrjeti”, është mbështetur edhe prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të Fierit dhe forcat e Posaçme Shqiponja të Vlorës ku u godit një pjesë të grupit kriminal që ushtronte veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë. Kështu janë ekzekutuar 11 arrestime për pjesëtarët e këtij grupi konkretisht shtetasit: Mili Hamzaj, dhe Evinio Hamzaj, 35 dhe 26 vjeç (vëllezër), Fatjon Abazi, dhe Osmën Abazi, 35 dhe 29 vjeç (vëllezër), Xhuljan Meçani dhe Stelio Meçani, 27 dhe 21 vjeç (vëllezër), Eduart Taka, 30 vjeç, Juxhin Isufi, 32 vjeç ,Drago Qëndro, 35 vjeç të gjithë banues në Delvinë. Policia ka arrestuar si pjesë të të njëjtit rrjet edhe Enver Haxhi 68 vjeç dhe Mina Dedi 42 vjeç banues në Sarandë. Gjatë operacionit policor është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi 36 vjeçar Algert Caushi,të cilit pas kontrollit në banesë dhe automjet ju gjetën doza kokaine dhe sende të paligjshme, radio për shërbime policore si dhe shkopinj metalikë. Gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine dhe kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio policore, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë totale parash prej rreth 63 mijë euro e dyshuar si e përfituar nga kjo veprimtari. Zyrtarisht u njoftua se veprimet hetimore vijojnë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15