Operacioni policor “Pasojat” çon në pranga 35-vjeçarin që transportonte emigrantë nga vendet e Lindjes, për të kaluar drejt vendeve të BE-së, në kundërshtim me ligjin. Në përpjekje për t’iu shmangur Policisë, automjeti që drejtonte Besmir Pjetri, 35 vjeç, banues në Mamurras përplasi 4 automjete të tjera. Në aksin rrugor “Plepa – Durrës” ku u bë ndalimi itij në automjeti i gjetën 8 emigrantë nga vendet e Lindjes.