Kjo ishte situata këtë të shtunë në Fushë-Milot, ku mbyllja përfundimtare e urës së vjetër ka shkaktuar kaos në qarkullim. Me mijëra qytetarë, përfshirë edhe shumë pushues nga Kosova, zgjodhën të udhëtonin drejt bregdetit duke kaluar nga ky aks, por përballja me trafikun e rënduar ishte e pashmangshme.