E shtuna e fundit e muajit Gusht ka sjell dhe automjete të shumta që i drejtohen jugut të vendit. Aksi rrugor i Llogorasë ka pas fluks të shtuar të makinave me pushues që i drejtohen Himarës apo dhe Sarandës. Por gjatë këtij aksi në zonën kur zbret qafën e Llogorasë nga Palasa makinat i ka shoqëruar dhe mjegulla e cila krijonte një imazh sikur ishe në ditë dimri , por jo e dendur që të sillte dhe rrezik për drejtuesit e automjeteve .