Top Channel/ Trafik droge në Norvegji, SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, 3 të pandehur
01/11/2023 12:02
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për një grup të strukturuar kriminal që operonte në Norvegji dhe ka çuar për gjykim tre persona, që akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash.