Tre persona kanë rënë në pranga në Ersekë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi trafikonin drogë drejt Greqisë. Gjatë fazës së katërmbëdhjetë të operacionit antidrogë “Restart” ranë në prangat e policisë Gj. B., 26 vjeç, L. S., 29 vjeç dhe M. K., 19 vjeç, banues në Ersekë, ndërsa u shpallën në kërkim G. D., 35 vjeç, banues në Leskovik dhe K. P., 24 vjeç, banues në Ersekë.