Këto që shihni në këto pamje janë armë të ardhura nga kosova me qëllim shitjen e tyre në tregun shqiptar. Pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive e Policisë Tiranë, prangosi 10 personat që ishin pas këtij aktiviteti kriminal ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim ndërsa u sekuestruan 14 armë zjarri – 12 pistoleta, mes tyre një me silenciator, dhe 2 automatikë – si dhe sasi municionesh, 2077 fara cannabisi, 3 automjete dhe 8 aparate celularë.