Radha kilometrike vijon edhe sot në pikën kufitare të Kakavijës, ku emigrantët shqiptarë po kthehen drejt vendeve të tyre të punës pas festave. Kolonat e automjeteve arrijnë deri në 7 kilometra, ndërsa pritja në doganë shkon mbi 3 orë. Situata e rënduar është shkaktuar kryesisht nga pala greke, e cila po punon vetëm me dy sportele, ndërkohë që pala shqiptare ka në funksion katër sportele, në përpjekje për të përballuar fluksin e lartë. Emigrantët shprehen të revoltuar pasi shumë prej tyre jetojnë në ishuj dhe nesër duhet ti kthehen punës.