Ende pa kaluar tronditja që la vetëvrasja e Bedrie Lokës në Sukth të Durrësit, për shkak të dhunës në familje një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Pirgos të Greqisë, ku një tjetër grua shqiptare vendosi t’i japë fund jetës. Fatbardha Pali u gjet e varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit nga policia helene. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta mbanin në jetë. Duket se dhuna psikologjike në familje e shkaktuar nga tradhtia e bashkëshortit të saj Ilirit e ka çuar 47-vjeçaren drejt aktit të rëndë të vetëflijimit.