Detaje rrënqethëse janë mësuar nga grabitja me dhunë në fshatin Brataj të Selenicës, ku 38-vjeçari me armë kërcënoi familjen me gjashtë anëtarë dhe përdhunoi vajzën e mitur. Kryefamiljari tregon se grabitësi me maskë të kuqe i kërcënoi me një çifte dhe thikë. Ai tentoi të abuzonte seksualisht me gruan, por arriti të përdhunonte vajzën 17 vjeçe, e cila ka probleme me shikimin. 38-vjeçari një ditë më parë u shtir si kasap dhe i bleu një viç familjes, paratë të cilat më pas i grabiti.