Për më shumë se dy dekada kontestohet pronësia e tokave rreth Manastirit të Deçanit. Gjithcka nisi kur këto hapsëria në vitin 1997 kaluan në pronësi të Manastirit të Deçanit me vendim të ish-udhëheqësit të Jugosllavisë së atëhershme, Sllobodan Millosheviq. Janë 24 hektarë tokë bujqësore e pyje që kaluan me këtë vendim në pronësi të Manastirit.