Tokat bujqësore në Salcë-Kozare të Kuçovës janë prej tre muajsh nën ujë. Uji ka mbetur që prej muajit janar kur lumi Seman doli nga shtrati dhe nuk po tërhiqet nga tokat bujqësore. Të ndodhur në këto kushte, fermerët i kanë braktisur mbjelljet e sezonit pasi vetë ata nuk mund të largojnë baltën dhe ujin, duke shprehur frikën për kthimin e tokave në këneta. Ata thonë se bashkia e Kuçovës nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e kanaleve, të cilat janë të gjitha të bllokuara.