Top Channel/ Toka arrin temperaturat rekord, priten ndryshime ekstreme klimaterike gjatë vitit
03/07/2023 18:05

Përpjekjet për të mbajtur temperaturën afatgjatë të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius, sipas ekspertëve po bëhet gjithmonë e më e vështirë dhe e paarritshme. Ekspertët e klimës u mblodhën në fillim të qershorit për t’u përgatitur për bisedimet e këtij viti për klimën gjatë muajit nëntor, pasi temperaturat mesatare globale të ajrit në sipërfaqe ishin më shumë se 1.5 C mbi nivelet para-industriale për disa ditë. Megjithëse temperaturat mesatare më parë kanë kaluar përkohësisht pragun 1.5 gardë Celsius, kjo ishte hera e parë që ata e kishin bërë këtë në verën e hemisferës veriore që fillon më 1 qershor. Temperaturat e detit gjithashtu thyen rekordet e prillit dhe majit. Valët ekstreme të të nxehtit kanë nisur të japin efektet e tyre në shumë shtetet të mëdha, tek të cilat u shënuan edhe viktima. Dy nga emetuesit më të mëdhenj të gazit serrë Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës thyen rekordet e qershorit me temperature tejet të larta. Pjesë të Amerikës së Veriut ishin rreth 10 gradë Celsius mbi mesataren sezonale këtë muaj, përfshirë Kanadanë që u përball me një numër të lartë zjarresh, për shkak të të nxehtit. Në Indi, një nga rajonet më të cënueshme nga klima , vdekjet u raportuan të jenë rritur si rezultat i temperaturave të larta. As Spanja nuk mbetet pas me nxehtësinë ekstreme, përfshirë Iranin dhe Vietnamin, të cilët kanë raportuar shqetësimet e tyre. Vendet ranë dakord në Paris në vitin 2015 që të përpiqen të mbajnë rritjet mesatare afatgjata të temperaturës brenda 1.5 gradë Celsius, por sipas Reuters tani ka një mundësi prej 66% që mesatarja vjetore të kalojë pragun 1.5 C për të paktën një vit të tërë nga tani deri në vitin 2027.

Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15
Top Channel/ Djemtë lënë babanë në morg! Krimi në Roskovec, viktimat varrosen veçmas, 9 fëmijët…
25/03 12:13
Top Channel/ Sot vendimi për portugezin Saraiva, vrau Ardian Nikulajn me llogari të Edmond Haxhisë
25/03 12:11
Top News – Për furnizim te fqinjët. Shtrenjtimi i karburanteve çon qytetarët në Kosovë e Maqedoni
25/03 12:07
Top News – Bashkëshortët varrosen të ndarë. Krimi i dyfishtë në Roskovec, autori ende në morg
25/03 12:05
Top News – ‘Policia shqiptare korruptohet lehtë’. Amerikania në Vlorë denoncon bashkëkombasin
25/03 12:04
Top News – Hoxha takohet me Ambasadorin Durmishi. ‘Kosova, përparësi e padiskutueshme e Shqipërisë’
25/03 12:03
DIGITALB DIGITALB