Verifikimet e para tregojnë se për gjashtë vjet, nga viti 2020 deri në vitin 2025, nuk ishin kryer kontrolle kundër zjarrit në lokalin «Le Constellation» në Crans-Montana të Zvicrës, ku natën e Vitit të Ri humbën jetën tragjikisht mes flakëve 40 të rinj. Komuna e Crans-Montana pohoi në një njoftim se në 2015-tën, pronari i këtij lokali kishte kërkuar leje ndërtimi për një verandë përpara hyrjes dhe kishte kryer në mënyrë të pavarur punime të brendshme.