Top Channel/ Tmerr në Shkodër, degjeneron sherri mes të rinjve, përdoren…
20/07/2025 19:06

Një ngjarje e rëndë është regjistruar para pak minutash në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, pranë sheshit “Prekë Cali”, ku një sherr mes të rinjsh ka degjeneruar në dhunë fizike ku janë përdorur edhe thikat e sëpata. Sipas të dhënave paraprake, gjatë përplasjes janë përdorur thika dhe një sëpatë, ndërsa njëri prej të rinjve ka mbetur i plagosur. Ai ka arritur të shkojë vetë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore. Shkaqet e konfliktit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të përfshirë në ngjarje.