Kriza e çmimeve po tkurr konsumin. Qytetarët shprehen se po blejnë më pak dhe po orientojnë gjithnjë e më shumë shpenzimet vetëm te ushqimet për shkak të kostove të rritura të jetesës. Ndërsa tregtarët ankohen për rënien e fuqisë blerëse edhe pse pranojnë se çmimet janë të papërballueshme për konsumatorët.