Opozita denoncoi një rast të tjetërsimit të dokumenteve të pronësisë me qëllim grabitjen e pronave në bregdetin e jugut. Deputeti demokrat Arbi Agalliu bëri publike aktin e pronësisë për një siperfaqe toke në Jalë ku pasardhësve te shtetasit Lilo Mëhilli i janë dhënë 9.100 metra katrorë tokë, më shumë sesa parashikon ligji për ndarjen e tokave bujqësore.