Autoritetet ukrainase thonë se kanë gjetur një varr të ri masiv me trupa civilësh pranë Buchas, në rajonin e Kievit. Sipas policisë lokale, trupat e shtatë civilëve u zbuluan në afërsi të fshatit Myrotske; shumë prej tyre ishin me "duar të lidhura e kishin plagë nga armë zjarri edhe në gjunjë". Në deklaratë theksohet se përpara ekzekutimit, civilët janë torturuar.