Top Channel/ Tjetër skandal në Pallatin Mbretëror, email-et nxjerrin “zbuluar” Princin Andrew
20/10/2025 21:23

Policia Metropolitane e Londrës po heton “aktivisht” pretendimet se Princi Andrew kishte urdhëruar truprojën e tij të mbrojtjes për të mbledhur informacion personal mbi akuzuesen e tij, Virginia Giuffre. Sipas email-eve të publikuara së fundmi, Andrew dyshohet se i ka dhënë truprojës së tij datën e lindjes dhe numrin e sigurimeve sociale të Giuffre — ekuivalenti amerikan i numrit kombëtar të sigurimeve në Britani. David Davies, ish-shefi i Komandës mbretërore të Mbrojtjes në Scotland Yard, deklaroi: “Ekipi që e mbrojti duhet të intervistohet, dhe e vërteta duhet të dalë njëherë e mirë. Këto pretendime janë një tjetër arsye pse autoritetet duhet të bëjnë punën e tyre siç duhet.” Email-et sugjerojnë se Princi Andreë përfshiu edhe një nga ndihmësit e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II në përpjekjet për të mbledhur të dhëna komprometuese ndaj Giuffre. Në një korrespondencë, Andrew pranon se “është e mundur” që të jetë fotografuar me të, megjithëse në intervistën e famshme për BBC në vitin 2019 kishte deklaruar se nuk mbaj mend të jem takuar kurrë me të. Familja e Giuffre reagoi duke thënë se zbulimet e fundit “tregojnë deri ku shkojnë disa për të diskredituar dhe shpifur mbi viktimat”, duke shtuar:E vërteta do të dalë në dritë. Sipas dokumenteve të publikuara më 26 shkurt 2011 — një ditë para publikimit të fotos ku Andreë shihej me Virginia Giuffre — princi i shkroi shefit të komunikimeve Ed Perkins, duke sugjeruar që të hetohej e kaluara e saj. Në një nga email-et, ai shkruante: Ajo duket se ka një rekord kriminal në SHBA. Kam dhënë datën e lindjes dhe numrin e sigurimeve sociale për hetim. Po atë periudhë, Andreë i shkroi edhe zëvendës sekretarit të shtypit të Mbretëreshës, duke përmendur se kishte biseduar me Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell, përmes të cilëve pretendonte se Giuffre ishte një “gënjeshtare”. Në ditën kur fotoja u publikua, Epstein i dërgoi Andrew-t një email ku thuhej: Do të marr një deklaratë nga gjyqtari në një tjetër akuzë të Virginia-s që tregon se ajo nuk ka besueshmëri.” Nuk është konfirmuar nëse truproja veproi sipas urdhrit të Andrew, dhe nuk dihet si ai arriti të siguronte numrin e sigurimeve sociale të Giuffre — apo nëse ai informacion i ishte dhënë nga Epstein ose Maxwell. Sipas David Davies, bazuar në email-in e dërguar zëvendës sekretarit të shtypit, i cili duket autentik, ka mjaft prova që Policia Metropolitane apo çdo forcë tjetër duhet të hetojë rrethanat.

Top News – Dronët, ‘mbretërit’ e fushës së betejës /‘Lanë pa punë’ tanket në 4 vite luftë në Ukrainë
24/02 13:00
Top News – Ukraina, 4 vite në këmbë / Zelenski: Putin ka dështuar, ne mbrojtëm pavarësinë
24/02 12:59
Top News – Rrëzohet helikopteri i ushtrisë / Bie mbi tregun e frutave, katër viktima në Iran
24/02 12:11
Top Channel/ Lufta në vitin e pestë, Ursula von der Leyen në Kiev: “Ne nuk do të tërhiqemi”!
24/02 12:06
Top Channel/ “Apokalips” bore në SHBA, anullohen mbi 5.700 fluturime: “Varroset” bregu lindor!
24/02 11:52
Top News- Shpërthim në stacionin e trenit në Moskë / Vritet një oficer policie, plagosen dy të tjerë
24/02 11:39
Top Channel/ 43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: “Nuk i duam”!
24/02 11:37
Top News – Nju Jorku ‘varroset’ nën dëborë / ‘Mbyllen’ miliona njerëz në shtëpi, stuhi masive
24/02 11:33
Top Channel/ 10%, hyn në fuqi tarifa globale e Trump-BBC: SHBA ka mbledhur 130 mld dollarë!
24/02 11:29
Top Channel/ Bordi i Paqes me faqe zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës!
24/02 11:27
Top News – Kaos në Meksikë, tym dhe zjarr / 10 mijë trupa në rrugë pas vrasje
24/02 11:20
Top News – Irani, sulme terroriste në Evropë / Nëse Trump sulmon, ‘aleatët’ hakmerren
24/02 10:46
Top Channel/ 4 vjet nga lufta e Ukrainës, Zelensky tregon bunkerin: “Putin nuk ia arriti qëllimit”!
24/02 10:42
Top News – Londra, atentat gjeneralit rus / FSB gjen ‘gjurmë britanike’ në përpjekjen për vrasje
24/02 10:04
Top News- Arrestohet ish-ambasadori, doli në skandalet e dosjes Epstein
23/02 23:00
Top Channel/ Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë, BE del huq në 4-vjetorin e luftës
23/02 22:57
Top Channel/ Bora “paralizon” SHBA, anulohen 5.600 fluturime
23/02 22:50
Top Channel/ Nga polic në ‘kokën’ e një prej karteleve më famëkeqe të drogës, kush ishte ‘El Mencho’
23/02 22:46
Top Channel/ Arrestohet ish-ministri britanik Mandelson prej dosjes “Epstein”
23/02 22:37
Top News- Dhunë e kaos në Meksikë, vdekja e bosit të drogës sjell kaos e vrasje masive
23/02 22:14
DIGITALB DIGITALB