Top Channel/ Tjetër shpërthim në Mitrovicë të Veriut, tmerrohen personat e pranishëm
06/12/2022 21:12

Një shpërthim ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut. Shpërthimi ka ndodhur shumë pranë gazetarëve të pranishëm. Një pjesë e rrugës në Mitrovicë të veriut është bllokuar pas shpërthimit, ndërsa për shkak të sigurisë mediave u është kërkuar të largohen nga hapësirat përreth zyrave të KKZ-së. Policia e Kosovës konfirmoi se, pasditen e së martës, ndodhën disa incidente në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, derisa zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe. Më herët, disa media serbe raportuan për dy shpërthime në Zubin Potok dhe tri në Mitrovicën e Veriut. Policia tha se dyshohet se kishte “shkrepje me armë dhe shpërthime”, por shtoi se “deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente”. Ajo nuk dha detaje se kush mund të jetë përgjegjës, por tha se “protestuesit” kanë demoluar zyrat e komisioneve komunale zgjedhore. Në Mitrovicë të Veriut, pranë vendit ku kanë ndodhur shpërthimet, mbrëmjen e 6 dhjetorit janë parë edhe pjesëtarët e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit, EULEX.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23