Një 29-vjeçar është plagosur me thikë këtë të premte në qytetin e Korçës. I plagosuri, Kostika Ruko, është sulmuar pranë Liceut, në lagjen nr.2 të qytetit rreth orës 17:10. Sipas deklaratës paraprake, 29 vjeçari ka thënë se personat kanë qenë me kapuç në kokë dhe nuk ka mundur t’i identifikojë dot.