Këtë të hënë opozita mban protestën e radhës të mosbindjes civile, teksa kanë bllokuar edhe disa rrugë qëndrore të kryeqytetit. As reshjet e dendura të shiut nuk i kanë penguar protestuesit e opozitës të dalin në rrugë. Sali Berisha ka marrë pjesë në protestë, teksa mbështetësit demokratë e kanë pritur me brohoritma.