Nuk është konstituar Kuvendi i Kosovës as në përpjekjen e 12-të, pasi përsëri dështoi formimi i komisionit për votimin e fshehtë. Kësisoj u ndërpre edhe seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar të premten më 9 maj në orën 10:00. Për të tejkaluar bllokadën e krijuar, një ditë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës propozoi qeveri nacionale të tranzicionit.