Përgjatë 48 orëve të fundit, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë angazhuar sherbime të shtuara në zonat ku janë evidentuar njollat e zeza me fokus konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore me pasoja për shendetin dhe jetën e njerëzve.