Loti i parë i autostradës Tiranë-Durrës, me një gjatësi prej 6 kilometrash, do të hapet për qarkullim në fillim të muajit maj. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, gjatë një inspektimi të punimeve në këtë aks. “Është e rëndësishme të theksojmë sot që brenda javës së parë të muajit maj, ky segment në të cilin është punuar për zgjerimin e tij do të jetë totalisht i hapur për qytetarët”, u shpreh Karakaçi. Gjithashtu, ministri bëri të ditur se do të vijojë puna për zgjerimin e pjesëve të tjera të autostradës Tiranë-Durrës. Ministri Karakaçi nënvizoi se po vijojnë punimet edhe për dy projektet e tjera, si Bypassi i Tiranës dhe Kashar-Lekaj.