Studime amerikane në lidhje me transportin tregojnë, se në një vit një shofer harxhon mesatarisht rreth 50 orë, I bllokuar në trafik. Është ora 8 e mëngjesit dhe një nga 3 ekipet tona të xhirimit ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, një nga akset më të ngarkuara në kryeqytet, jo vetëm sot, por në çdo ditë të vitit.