Dhjetëra të rinj në Tiranë kanë marrë makinat dhe kanë pushtuar rrugët me ngjyrat kuq e zi. Ata kanë zgjedhur të festojnë në këtë mënyrë 110 vjetorin e Shqipërisë. Duke u rënë borive të makinave dhe ecur në grup me makinat, ata kanë lëvizur përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe afër sheshit “Skënderbej”.