“Tirana në sytë e fëmijëve” është një projekt i punuar nga fëmijët e kopshteve të kryeqytetit, të cilët përmes zërit dhe punimeve të tyre tregojnë si e shohin qytetin dhe si duan ta shohin atë në ardhmen. Punimet e fëmijëve kanë ardhur pas vizitave që kanë bërë nëpër qytet. Atë cka kanë parë e kanë vizatuar apo ndërtuar bashkë me ndihmën e edukatoreve. Kjo është një mënyrë e re e të mësuarit të fëmijëve, që synon zhvillimin e kreativitetit.