Kryeqyteti shqiptar mirëpret për herë të dytë brenda pak muajsh, Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit. Në takimin e sotëm, përgjatë diskutimeve në nivel politik dhe në nivel teknik, ministrat e Brendshëm dhe specialistë të nivelit të lartë diskutuan mbi menaxhimin e integruar të kufijve e flukseve migratore, si dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal e më gjerë në luftën kundër krimit të organizuar.