Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë lajmin e mirë se së shpejti do të nisë zbatimin e projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”. Ky model i transportit publik gjendet sot në qytetet më të zhvilluara të Europës, Amerikës dhe Azisë, nga Amsterdami në Çikago, nga Meksiko City në Guangzhou të Kinës. Në video-mesazhin e javës kushtuar lëvizshmërisë në Tiranë, Veliaj shpjegoi me detaje se si do funksionojnë linjat e shpejta dhe ku do të vendosen ato.