Top Channel/ Tirana College of Technology feston 10 vjetorin, ndryshoi arsimin e lartë
03/09/2025 19:57

Tirana College of Technlology, institucioni që erdhi si risi në arsimin e lartë shqiptar me ofrimin vetëm të diplomave profesionale, ka kremtuar me një sërë arritjesh rrugëtimin e tij 10 vjeçar. I themeluar në gusht të 2015-ës, përmes programeve 2-vjeçare dhe tashmë me 4 programe Bachelor në Inxhinieri, ky kolegj ka plotësuar nevojat e ngutshme të biznesit dhe industrisë për profesionistë me aftësi praktike, teknikë të lartë dhe zbatues. "Ne kishim shkolla të mesme dhe njerëz që mbaronin shkolla të mesme, një pjesë të madhe, ose shkolla profesionale, dhe pastaj kishim universitetet që ofronin një aftësi më të specializuar. Tregu kishte nevojë për një hapësirë diku në mes, për njerëz që nuk janë as me dije të përgjithshme apo të mesme profesionale, por as specialistët e lartë të fushës ose të arsimit universitar." “Kur krijuam këtë model të ri në realitetin shqiptar, nuk ishte e lehtë, Na bëri të përballemi me jo pak sfida shumëllojëshe, të cilat së bashku i kemi kaluar me sukses dhe na kanë bërë të rritemi, duke ofruar sot në dekadën e parë krahas programeve profesionale 2-vjeçare edhe katër programe bachelor, me një natyrë aplikative, të cilët janë gurë të rinj kilometrik të këtij rrugëtimi tonë.” “Të 60 kompanitë, anëtare të këtij këshilli janë me sy e me zemër karshi prurjeve të këtij kolegji universitar, në mënyre që të zhvillojmë më tutje këtë partneritet dhe të çojmë përpara e të rrisim eksportet e ekonomisë shqiptare në sektorin e teknologjisë, të kontribuojmë sa më shumë nëpërmjet avancimit të teknologjisë së informacionit sepse epoka e pestë e Revolucionit Industrial do t’i takojë robotizimit.” “Me të vërtetë, sot jemi në një rrugëtim për një ëndërr teknologjike, që ne duhet ta realizojmë, dhe që Tirana College of Technology ka marrë përsipër për ta realizuar.” Me synimin për t'iu përgjigjur sfidave të reja të shoqërisë, Tirana College of Technology e nis dekadën e dytë me një ofertë të zgjeruar akademike. Krahas tetë diplomave profesionale, TCT do të ofrojë edhe katër diploma në ciklin Bachelor në fushën e inxhinierive.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23