Kreu i Komisionit Hetimor të TIMS, Ervin Salianji propozon kalendarin e thirrjes së dëshmitarëve. “Propozoj që në datën 15.05.2024 të mërkurën komisioni të thërrasë ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën, në orën 18;00 të thërritet komisioneri për mbrojtjen e informacionit, Besnik Dervishin, në datë 17.05.2024 ora 11:00 drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ish drejtorin e IT në Policinë e Shtetit Ervin Muça, Ardi Veliu. Saimir Boshnjaku, Zef Laska, Neritan Nallbati, Dorian Tola, Flora Hyseni”, tha Salianji.