Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur mos ekstradimin e shtetases ruse, Svetlana Timofeva. Në seancën e shkuar vetë prokuroria dhe mbrojtja kanë kërkuar mos ekstradimin e Timofeva. Nga ana tjetër vetë Timofeva është shprehur që ka kërkuar azil politik në Shqipëri. Gjykata e Elbasanit ka vendosur mos ekstradimin e saj.