Revista Time e nxorri në kopertinë, por fotoja që shoqëronte artikullin e acaroi presidentin amerikan Donald Trump. Artikulli kishte të bënte me marrëveshjen e paqes që u arrit falë tij në Lindjen e Mesme. Për shkrimin në vetvete Trumpi nuk kishte ankesa; ajo që nuk i pëlqeu ishte pjesa tjetër.