Tifozët Kuq e Zi e kanë mbështetur kombëtaren gjithnjë pa kushte sa herë që lojtarët kuqezi kanë zbritur në fushë. Në momente të vështira e deri te sukseset, Tifozët Kuq e Zi janë gjithnjë prezent në tribuna ndërsa nuk kanë munguar edhe mesazhet e përçuara, në mbështetje të idealeve kuqezi.