Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 5-vjeçarin e fundit është një nga shembujt më të qartë se si investimet strategjike mund të ndryshojnë jo vetëm një infrastrukturë, por të gjithë sektorin e aviacionit. Në qendër të këtij transformimi qëndron Grupi Kastrati, i cili duke nisur menjëherë nga viti 2020, ka ndërmarrë një valë investimesh që kanë rikonfiguruar funksionimin dhe kapacitetet e aeroportit, duke ndikuar drejtpërdrejt në një rritje historike të numrit të pasagjerëve dhe duke e kurorëzuar TIA-n si aeroportin me rritjen më të shpejtë në Evropë. Por, jo vetëm kaq, të gjitha këto investime, përmirësimi i infrastrukturës dhe zgjerimi i kapaciteteve kanë sjellë një ulje drastike të çmimeve të biletave, rritje të konkurrencës dhe shtim të destinacioneve të reja direkte nga viti në vit.