E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitoi nga afër Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për të parë transformimin e bërë nga grupi Kastrati dhe investimet më të fundit. Në kuadër të investimeve të vazhdueshme të realizuara si edhe me pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, Vanhorn vlerësoi punën e kryer nga Grupi Kastrati nën drejtimin e Z.Shefqet Kastratit.