Spitali i Peshkopisë vijon të përballet me kaosin e krijuar nga qytetarët të cilët presin të marrin shërbimet. Në pamjet e dërguara nga një qytetar duket qartë kaosi i krijuar mes qytetarëve në dyert e spitalit. Në kushtet kur varianti Delta i COVID ka sjellë rritje të të infektuarve dhe të vdekurve në vend, spitali është kthyer në vatër të rrezikshme infektimi.