Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, është ndalur te rrëzimi i Viktor Orban, duke thënë se opozita atje dominonte rrjetet sociale. Këtë e solli si shembull që t’u thotë demokratëve që duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Berisha madje kishte një porosi shumë specifike, kur u tha se duhet të shkarkojnë aplikacione me inteligjencë artificiale për t’i ndihmuar në “luftën’ kundër deklaratave të Edi Ramës dhe qeverisë.