Ministri i Brendshëm. Taulant Balla dhe kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi janë përplasur në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit të projekligjit për prefektin e qarkut. Përplasja mes Ballës dhe Bardhit erdhi sepse ky i fundit ndërhyri gjatë fjalës së ministrit, ndërsa Balla i tha se “ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët”. Bardhi: Vazhdoni videoklipin me qenë se e kemi që japim fjalën njëri-tjetrit Balla: Nuk kam dyshim që votoni kundër pa ditur se çfarë votoni sepse kam shumë vite në Kuvend. Ndjej keqardhje sepse nëse do t’i zbardhte dikush ndërhyrjet që erdhën nga deputetët e opozitës… (Ndërhyn Bardhi)