Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Pajisjet”, duke zbardhur autorësinë dhe rrethanat e vjedhjes së ndodhur katër ditë më parë në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”. Si rezultat i hetimeve, janë identifikuar 6 autorët e dyshuar, të cilët kanë hyrë në ambientet e shkollës pas mesnate, duke dëmtuar dyert dhe duke marrë pajisje me vlerë. Në pranga është vënë 22-vjeçari Arsel Brunga, ndërsa 5 të tjerët, të mitur të moshave 15 deri në 17 vjeç, janë proceduar penalisht.