Arqipeshkvi i Shkodrës, Giovani Peragani ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për Pashkët. Me anë të mesazhit të tij, Arqipeshkvi i uron të gjithëve paqe dhe bekim, në një kohë kur bota duket gjithnjë e më e përçarë nga konflikte, tensione dhe dhunë që sipas tij rrezikojnë të na çojnë drejt një pike pa kthim.