Apeli përmes Top Channel. Palestinezi më leje qëndrimi në Shqipëri: “Ju lutem më nxirrni nga Gaza”. Ky është palestinezi Nahedh Abdelwahed i cili emigroi në Shqipëri në vitin 2016 duke u pajisur me leje pune dhe tani ai gëzon lejen e qëndrimit të përhershëm në vendin tonë. Ai ka mbaruar arsimin e lartë për gazetari, dhe ka regjistruar në Shqipëri një biznes me objekt veprimtarie " Turizem, përfshi aktivitete televizive, trajnime të ndryshme për menaxhim. Vitin e kaluar ai shkoi për të vizituar familjen në Gaza ku ndodhet i bllokuar bashkë me familjen si pasoje e agravimit të luftës Izrael-Hamas.